Fri, Sep 12, 2025

Hamasi pranon sulmin e sotshëm në Jeruzaelm

  • PublishedNovember 30, 2023

Hamasi ka marrë përgjegjësitë për të shtënat e ndodhura mëngjesin e sotëm në stacionin e autobusit në Jerusalem.

Në këtë sulm humbën jetën 3 persona dhe 16 të tjerë u plagosën.

Në një deklaratë në Telegram, Hamasi vlerësoi krahun e tij ushtarak, Brigadat Al Qassam, për atë që ata e quajtën “operacionin heroik të Jeruzalemit”.

Hamasi emëroi për këtë sulm Murad Muhammad Nimr, 38 vjeç dhe Ibrahim Muhammad Nimr, 30 vjeç, për të cilët policia izraelite tha se u vranë në vendngjarje.

Hamasi përsëriti thirrjet e tij për “përshkallëzimin e rezistencës”.

AlbaniaWeb.net