Fri, Sep 12, 2025

E trishtë! Ndahet nga jeta aktorja e famshme e “Sex and the City”

  • PublishedNovember 30, 2023

Frances Sternhagen, aktorja fituese e çmimeve të shumta dhe më e njohur për rolet e saj në “Cheers” dhe “Sex and the City”, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

Familja e yllit të ndjerë njoftoi lajmin për vdekjen e saj në një deklaratë për publikun.

“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se nëna jonë e dashur, aktorja Frances Sternhagen, vdiq paqësisht nga shkaqe natyrore në New Rochelle, në moshën 93-vjeçare”, tha familja.

“Ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër. Një festë e karrierës dhe jetës së saj të jashtëzakonshme është planifikuar në mesin e janarit, afër ditëlindjes së saj të 94-të”, vazhdoi deklarata.

“Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga dashuria dhe jeta e saj”,-përfundoi deklarata.