Fri, Sep 12, 2025

Shpallja e Bad Bunny-t Mbret i Popit sjell reagime të ashpra në rrjet, pse?

  • PublishedNovember 30, 2023

Bad Bunny është kurorëzuar “Mbreti i Popit” nga Revista Forbes në numrin e tyre special “30 Under 30”.

Ky titull i është dedikuar zakonisht të ndjerit Michael Jackson dhe pikërisht kjo ka shkaktuar debat në rrjet.

Për këtë lajm përdoruesit e rrjeteve sociale janë ndarë në dy pjesë. Disa fansa që janë shprehur krenarë dhe kanë përmendur ndikimin global të artistit si arsye për ta merituar titullin.

Dhe të tjerë, që e kanë kundërshtuar vendimin, duke treguar për artistë që ata besojnë se e meritojnë më shumë sesa ai.

Fansat e Michael Jackson, në veçanti, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke argumentuar se ndikimi i Jackson në mbarë botën e kalon atë të Bad Bunny-t.