Fri, Sep 12, 2025

Tragjedia shqiptare! Burri pagoi mijëra euro për ta vrarë më pas shkoi në varrimin e gruas

  • PublishedDecember 2, 2023

Vrasja e Liridonë Murselit ka marrë sot një tjetër kthesë, të denjë për një skenar filmi! 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Ajo udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë.

Por në rrethana të paqarta, teksa Naim Murseli mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje.

Një ngjarje, rrethanat e së cilës që në fillim ishin të paqarta, por që me kalimin e orëve nisën të merrnin një tjetër kthesë.

Dyshimet kryesore ranë mbi bashkëshortin e viktimës. E pa u bërë ende 48 orë nga ngjarja e rëndë, policia në Kosovë vuri në pranga dy persona, një prej të cilëve pikërisht bashkëshortin e saj Naim Murseli.

Ndërsa i arrestuari tjetër është Granit Plava, “grabitësi” që qëlloi mbi të renë.

Besohet se policia ka mundur të sigurojë pamjet kur dy autorët e dyshuar takohen para krimit. Edhe komunikimi i fundit në telefon i Murselit rezulton të jetë pikërisht me personin e pajtuar prej tij.

Gjatë orëve të mbrëmjes, Naim Murseli pranoi që ka porositur vrasjen. 15 mijë Euro ia ka dhënë Plavës para vrasjes. Pjesën tjetër, po 15 mijë Euro, do t’ia jepte pas ekzekutimit të Liridonës.

AlbaniaWeb.net