Fri, Sep 12, 2025

Sardi tërhiqet nga Festivali i Këngës, zbulon për herë të parë arsyen

  • PublishedDecember 2, 2023

Nata e sotme pak para finales së madhe në ‘Dancing With The Stars’ ka qenë e mbushur me emocione sfida, nuk kanë munguar as debatet por edhe deklaratat surprizuese.

E tillë ishte edhe e artistit Sardi Strugaj i cili sot performoi nën tingujt e këngës së tij ‘A ja thashë’, ku u prit me komente pozitive nga juria. Ndër të tjera, teksa ra fjala tek këngët e tij, prezantuesi Eno Popi gjeti rastin ta pyeste për arsyen pse zgjodhi të tërhiqej nga konkurrimi për në ‘Festivalin e Këngës’ në RTSH.

Sardi i cili u zu paksa në befasi nga pyetja, tha se për arsye personale ku nuk mund të ndante detaje, i duhej të tërhiqej nga gara për spektaklin e rëndësishëm të muzikës