Fri, Sep 12, 2025

U zunë mes tyre, të rinjtë therin me thikë të miturin

  • PublishedDecember 2, 2023

Si pasojë e një konflikti dy të rinj  kanë goditur me thikë një të mitur duke i lënë plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku siç raporton policia dy të dyshuarit janë dërguar në komisariat ndërsa viktima po mbahet ende nën kujdesin e mjekëve.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

 

 

AlbaniaWeb.net