Tue, Nov 25, 2025

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Ritvan Suka

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Ritvan Suka
  • PublishedDecember 7, 2023

Komisioni i Pavarur i Kualifikmit, KPK shpalli të enjten më 7 dhjetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, . Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Alma Faskajn.

Gjatë seancës dëgjimore më 5 dhjetor Suka dha shpjegime më së shumti për bilancet negative në blerjen e dy apartamenteve, pasuri për të cilat tha se njërën e kishte blerë për llogari të babait, pasi ky i fundit punonte si emigrant në atë periudhë e nuk mund të vinte shpesh në Shqipëri. Ai pretendoi se kishte vërtetuar burimet e ligjshme të pasurive.

Ritvan Suka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Tropojë, ndërsa në vitin 2008 është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit. Prej majit të vitit 2023, Suka e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.