Tue, Nov 25, 2025

Sërish afrimitet mes tyre! Çfarë po ndodh me Santianën dhe Bucin?

Sërish afrimitet mes tyre! Çfarë po ndodh me Santianën dhe Bucin?
  • PublishedDecember 8, 2023

Santiana dhe Buci janë dy banorët që kanë krijuar një afrimitet mes tyre edhe pse të dy janë në një lidhje jashtë shtëpisë.

Afrimiti i tyre është diskutuar edhe në “Prime”, ku partnerja e Bucit ka hyrë në shtëpi duke i dhënë këshilla atij sesi duhet të sillet.

Partneri i Santianës atë natë ka refuzuar ti dërgojë një letër apo mesazh zanor asaj.
Ai ka zgjedhur ta dërgojë letrën më vonë duke e paralajmëruar atë se sjellja e saj nuk i ka pëlqyer dhe të gjitha sqarimet do t’i bëjë jashtë.

Por edhe pas të gjitha vërejtjeve nga ana e familjarëve të tyre ata përsëri kanë treguar shumë afrimitet.

Mbrëmjen e djeshme teksa Santiana po ushqehej, Buci i kërkoi asaj ta ushqente dhe ajo e bëri.

Një veprim ky shumë intim. Ata e kanë thënë shpesh se e gjithë kjo sjellje është për lojë. Por familjarët e tyre nuk e kanë pritur mirë të gjithë këtë sjellje të tyre.