Tue, Nov 25, 2025

Tymuese dhe kapsolla në Parlament/ Policia çon deputetët e PD-së në SPAK

Tymuese dhe kapsolla në Parlament/ Policia çon deputetët e PD-së në SPAK
  • PublishedDecember 8, 2023

Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e grupit të Bardhit dhe Berishës në seancën e ditës së djeshme (7 dhjetor) ku u votua nen për nen për buxhetin e vitit 2024.

Gazetari Soko Dema mëson se ndryshe nga herët e tjera, referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës.

Mësohet se ata akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike. Më herët, gjatë incidenteve të mëparshme, i njëjti grup hetimor përcolli materialet në SPAK për Albana Vokshin dhe Flamur Nokën.

AlbaniaWeb.net