FOTO+EMRAT/ Makina ra në lumë, kush janë dy të rinjtë që vdiqën?
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjike me tre viktima në Itali, ky dy janë shqiptarë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMW Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.
Sakaq, polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena edhe trupat e viktimave, dy djem me origjinë shqiptare dhe një vajzë italiane.
Viktimat janë; vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç) me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria. Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit.
Tragjike/ Makinat bëhen copë-copë, vdes në rrugë dy shqiptarë (FOTO)
