Wed, Nov 26, 2025

Disiplina, dënime dhe gjoba për tre ekipet e Superiores

Disiplina, dënime dhe gjoba për tre ekipet e Superiores
  • PublishedDecember 8, 2023

Tre skuadra të Superiores janë gjobitur nga Komisioni i Disiplinës për parregullsitë e shkaktuara në duelet e javës së kaluar.

Skëndërbeu, Partizani dhe Tirana janë gjobitur për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Klubet e Partizanit dhe Tiranës  duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuar në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit të fundit të kryeqytetit brenda 15 ditëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

 

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar tifozerinë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. 
  3. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. 

 

AlbaniaWeb.net