Supersfida ndaj Napolit, Juventus pajis lojtarët me kamera të fshehta

Kamerat e trupit fillimisht u testuan në disa prej ekipeve angleze, por diçka e tillë do të jetë prezentë dhe në supersfidën e sotme midis Juventusit dhe Napolit.
Disa prej lojtarëve bardhezi do të mbajnë kamera trupi, duke tentuar të japin një tjetër aspekt viziv të sfidës, dhe pse pamjet do të mund të shihen vetëm gjatë nxehjes së dy ekipeve.
Pamjet e kamerës së trupit do të ofrojnë një këndvështrim të ri të asaj që ndodh në fushën e “Allianz Stadium”. Ndonëse kjo shihet si teknologjia e radhës që do t’i bashkohet futbollit, për momentin IFAB-ja nuk lejon përdorimin e tyre, deri në një urdhër të radhës.
A new point of view for #JuveNapoli 📽️👀 pic.twitter.com/UBuBmmD8fm
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 7, 2023
