Serbia i jep fund ndërlidhjes, nuk ka më bashkëpunim për gazin me Rusinë
Të dielën Serbia i dha fund ndërlidhjes së tubacionit të gazit në Bullgari, çka automatikisht do të heqi varësinë nga Rusia.
Kjo nyje lidhëse do të vërë në funksion tubacionin nga qyteti Novi Iskar në Bullgari drejt qytetit serb të Nishit, duke i dhënë mundësi Serbisë që të ketë qasje tek gazi që vjen nga Azerbajxhani dhe terminali i gazit të lëngshëm në portin Aleksandropolis të Greqisë.
Komisioni Europian ka dhuruar 49. 6 milionë euro për një investim të tillë, ku 22.5 milionë u siguruan nga Serbia.
Më 15 nëntor, Serbia nënshkroi një marrëveshje me Azerbajxhanin për të blerë 400 milionë metra kub gaz natyror në vit duke filluar nga viti 2024.
