Wed, Nov 26, 2025

Mirlind Daku befason me super golin në Rusi

Mirlind Daku befason me super golin në Rusi
  • PublishedDecember 10, 2023

Mirlind Daku ka shënuar golin  e katërt këtë të dielë në Rusi. Për javën e 18-të në Premier Ligën ruse të futbollit, Rubin Kazani po fiton 0-1 në udhëtim kundër skuadrës së Baltikës.

Daku mori një pasim të gjatë nga Vujacic prej mbrojtjes dhe me një prekje të lehtë nxori jashtë loje kundërshtarin.

Dueli u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutave lojë nga sulmuesi i Kombëtares

Përballë portierit Dzhanaev, sulmuesi kuqezi nuk e pati të vështirë dhe të majtë e ndali sferën në rrjetë për golin e katërt sezonal.

AlbaniaWeb.net