SPAK kërkon arrest për Berishën, analisti për “5Pyetjet.al”: Kush do ta marrë fronin?
Pasi refuzoi tre herë të zbatojë vendimin e Gjykatës së Posaçme, SPAK sot mori hapin tjetër. Përmes një kërkese që mban datën 12 dhjetor 2023 dhe firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani i kërkohet Kuvendit autorizim për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
Por çfarë do të thotë kjo, a e çarmatos opozitën kjo lëvizje e drejtësisë dhe a është ky fillimi i fundit të Sali Berishës? Mbi të gjithë, kush do ta drejtimin e opozitës në terren në kushtet kur zoti Berisha mund të jetë i kyçur në masën e arrestit në shtëpi? Gazetari Genc Burimi në një lidhje me “Skype” për “5Pyetjet.al” nga Franca bëri një analizë të asaj që po ndodh dhe që pritet që të ndodhë në vazhdim.
“Me dënimin e Berishës me formën e prerë në Strasburg bie “Foltorja”, por kjo nuk ndodh para tre vitesh. Me rënien e Berishës pas disa vitesh, hapet lufta për fronin në krye të “Foltores” kush do të jetë; Noka, Shehu, Bardhi me deputetët e tij? Këtë shpreson Rama. Argita Malltezi? Duhet të ngjisë, mbase nuk ngjit. Edhe Malltezi do të votohet.
Nuk mund të spekuloj. E inkurajoj nëse ka ide, mund të marrë stafetën si në Greqi, djemtë e Micotaqis apo Papandreut, apo në Francë, nuk është ndonjë habi e madhe, por fëmija duhet të ketë dellin e politikës” tha ai. Më poshtë intervista e plotë e analistit Genc Burimi për “5Pyetjet.al”.
