Sun, Mar 29, 2026

Biden: Izraeli “po humb mbështetje” prej bombardimeve pa dallim në Gazë

Biden: Izraeli “po humb mbështetje” prej bombardimeve pa dallim në Gazë
  • PublishedDecember 12, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të martën se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të bombardimeve pa dallim në Gazë, që kanë vrarë mijëra civilë palestinezë.

“Po fillojnë të humbasin përkrahjen”, tha të martën Presidenti Biden gjatë një aktiviteti për grumbullim fondesh në Uashington. Ai gjithashtu tha se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij të vijës së ashpër.

Presidenti Biden tha se Izraeli nuk mund të kundërshtojë shtetin palestinez në të ardhmen, duke shtuar trysninë ndaj autoriteteve izraelite. Ai përmendi në mënyrë të veçantë politikanin e krahut të djathtë Itamar Ben-Gvir, minister izraelit i sigurisë kombëtare dhe tha se “kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit.”

“Netanyahu duhet ta ndryshojë qeverinë. Kjo qeveri në Izrael po i bën gjërat të vështira,” tha Presidenti Biden. Ai tha se Izraeli “nuk mund t’i thotë jo” një shteti palestinez, gjë që kundërshtohet nga izraelitët e vijës së ashpër.

Presidenti Biden tha se “kemi një mundësi ta bashkojmë rajonin… dhe ata ende dua ta bëjnë një gjë të tillë. Por duhet të sigurohemi se Bibi (Netanyahu) e kupton se ai duhet të bëjë përpjekje… Nuk mund t’i thuhet jo shtetit palestinez… Kjo do të jetë pjesa e vështirë.”

Ndërkohë Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan tha se do të diskutojë me zyrtarët izraelitë për afatet e tyre kohore të luftës në Gazë dhe për planin e pasluftës për këtë territor palestinez, gjatë vizitës së tij të radhës në Izrael./VOA

Artikulli i plotë këtu.

AlbaniaWeb.net