Wed, Nov 26, 2025

Prokurori Arben Agovi konfirmohet në detyrë

Prokurori Arben Agovi konfirmohet në detyrë
  • PublishedDecember 13, 2023

KPK shpalli të mërkurën më 13 dhjetor vendimin për konfirmimin në detyrë te Prokurorit të Tiranës, . Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare .

Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Agovi dha shpjegime për burimin e një apartamenti të blerë nga prindërit, një bilanc negativ si pasojë e pasaktësive në deklarimin e kursimeve cash si dhe për gjetjet në disa prej çështjeve të denoncuara nga publiku. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Arben Agovi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 dhe ka punuar deri në vitin 2007 në Prokurorinë e Mirditës. Më pas, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Lezhës dhe në dhjetor 2020 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes një vendimi të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.