Wed, Nov 26, 2025

Bora Zemani flet pas propozimit: Tani kam burrë!

Bora Zemani flet pas propozimit: Tani kam burrë!
  • PublishedDecember 13, 2023

Ditën e djeshme, në premierën e filmit të tyre, Donaldi në gjunjë para të gjithëve i propozoi për martesë Bora Zemanit.

Moderatorja i tha “Po” aktorit, duke shënuar tre gëzime në një ditë për të (përfshirë ditëlindjen e djalit dhe premierën e filmit të parë).

Ajo ka folur pas propozimit, ku shihej e emocionuar dhe tha se nuk e priste një gjë të tillë.

“Jam grua e martuar, kam një burrë tani. Fare nuk e prisja”, u shpreh ajo.

Veshaj në anën tjetër e përkufizoi si një natë magjike duke falënderuar të gjithë të pranishmit.