Wed, Nov 26, 2025

Ky është iraniani që theu rekordin Guinness me talentin e tij të pazakontë!

Ky është iraniani që theu rekordin Guinness me talentin e tij të pazakontë!
  • PublishedDecember 13, 2023

Një burrë iranian theu rekordin “Guinness” duke balancuar 88 lugë në vende të ndryshme në trupin e tij.

Abolfazl Saber Mokhtari, 51-vjeç, theu rekordin e tij të vitit 2021, ku asokohe e kishte bërë këtë me 85 lugë.

Mokhatari tha për “Guinness” se vendosi të thyente rekordin për ngjitjen e lugëve në trupin e tij pasi gjatë gjithë jetës kishte bërë manovra të tilla në lëkurën e tij.

“E zbulova aksidentalisht këtë talent timin kur isha fëmijë”, tha ai për “Guinness”.