Wed, Nov 26, 2025

72 kg drogë në kamion, dështon plani i shqiptarit, arrestohet në Francë

72 kg drogë në kamion, dështon plani i shqiptarit, arrestohet në Francë
  • PublishedDecember 16, 2023

Një 59-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia franceze në kabinën e pagesës Virsac, në autostradën A 10 në Gironde, teksa po transportonte 72 kg marijuanë në bagazhin e furgonit të tij.

Ai është ndaluar në doganë, më pas i është dorëzuar punonjësve të policisë në degën e Antinarkotikëve (Ofast) të Policisë Gjyqësore.

Pas dyzet e tetë orësh në paraburgim policor, i akuzuari është referuar në prokurorinë publike të Libourne. Gjatë deklaratave të tij me hetuesit, ai nuk ka pranuar të flasë shumë./BalkanWeb

AlbaniaWeb.net