Wed, Nov 26, 2025

“Klasikja” mbyllet mes tensionit, Vllaznia fiton ndaj Tiranës

“Klasikja” mbyllet mes tensionit, Vllaznia fiton ndaj Tiranës
  • PublishedDecember 17, 2023

Tirana-Vllaznia nuk është kurrë një ndeshje normale.

Kjo përballje prodhoi një futboll të mirë, me raste për shënim, e luftuar për çdo top, në fund festuan shkodranët pas suksesit minimal 0-1. Bekim Balaj, kapiteni i Vllaznisë, realizoi një gol prej “ishi”, një gol që nga pika e bardhë e penalltisë që në fund rezultoi një tre pikësh.

Vllaznia ka fituar  kështu “klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Tiranës, duke siguruar një rezultat të rëndësishëm për renditjen dhe moralin. Por festa e kuqebluve është prishur pak nga një episod në fund të sfidës.

Mbrojtësi i kuqebluve, Esin Hakaj, iu afrua gjyqtarit kryesor Kreshnik Cjapi dhe pas një komunikimi mes tyre, gjyqtari nuk ngurroi t’i tregonte kartonin e kuq.

Kjo ndezi dhe më shumë situatën me Hakajn i cili reagoi dhe u desh të mbahej nga krahët nga shokët e skuadrës, për të shmangur një ngjarje edhe me të pakëndshme pasi ai po i drejtohej shumë i tensionuar gjyqtarit.

AlbaniaWeb.net