Mon, Nov 24, 2025

Moderatori i njohur, pjesë e edicionit të tretë të ‘BBV’

Moderatori i njohur, pjesë e edicionit të tretë të ‘BBV’
  • PublishedDecember 18, 2023

Burime ekskluzive për ‘Iconstyle’ bëjnë me dije se moderatori i njohur Drini Zeqo do të marrë pjesë në edicionin e tretë të ‘Big Brother Vip’, që do të nisë në javët e para të muajit Janar.

Moderatori ka një karrierë disa vjeçare në televizionet shqiptare, ku e kemi parë edhe si prezantues në emisione dhe spektakle të ndryshme.

Tashmë mbetet ta shohim në një profil tërësisht ndryshe, me pjesëmarrjen e tij si konkurrent në spektaklin e famshëm, ku personazhet shfaqin dimensionet e karakterit të tyre që ndoshta më parë nuk i kemi njohur.

Sakaq, disa nga emrat e tjerë që se do të jenë konkurrentë në ‘BBV3’ janë: Bleona Qereti, Albi Nako, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Ksenja Shoshaj,  Bardhi, Meri Shehu, Zamira Kita, Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik, Shegushe Zeqiraj.