Wed, Nov 26, 2025

Mbrëmja gala e FSHF, çmime për protagonistët e vitit! Prezent dhe kryeministri Edi Rama

Mbrëmja gala e FSHF, çmime për protagonistët e vitit! Prezent dhe kryeministri Edi Rama
  • PublishedDecember 18, 2023

Mbrëmjen e sotme zhvillohet dhe nata gala e Federatës Shqiptare të Fitbollit “Më të Mirët 2023” ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

Nga FSHF është përgatitur gjithçka në detaje për një mbrëmje festive e cila zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani2024”.

Ndërsa para nisjes së kësaj mbrëmje, i pranishëm shihet edhe kryeministri Edi Rama i cili është pritur nga presidenti i FSHF, Armando Duka.

 

AlbaniaWeb.net