Erdogan dhe Orban shkëmbejnë dhuratat në Budapest
Presidenti turk Rexhep Tahip Erdogan është në Budapest ku po zhvillon një takim me kryeminstrin hungarez Viktor Orban.
Dy liderët me këtë rast kanë shkëmbyer dhuratat. Erdogan i dhuroi Orbanit një veturë turke – Togg me ngjyrë të zezë me targat me numër simbolik HU TR-100.
E ndërsa kryeminstri hungarez i dhuroi një kalë udhëheqësit turk.
Orban tha se ky është takimi i 21-të zyrtar me Erdoganin dhe se mbështet liberalizimin e vizave për Turqinë.
