Sat, Aug 16, 2025

Sipas Bucit, këtë javë ky banor do të largohet nga ‘BBVK’

  • PublishedDecember 20, 2023

Loja në ‘Big Brother Vip Kosova’ sa vjen e po bëhet më e fortë. Për spektaklin e të premtes të nominuar janë 3 lojtarë të fortë të cilët kanë sjellë shumë dinamika dhe debate  në shtëpinë më të famshme.

Bëhetë fjalë për, Linda Halimin, Santiana Malokun dhe Blerandon. Por veç tyre, të nominuar nga publiku janë edhe: Azem Gagica dhe dyshja, Mirdon Pacolli e Ard Gashi.

Ndonëse nuk janë në dijeni për këtë, lajmi do t’iu bëhet me dije të enjten (21 dhjetor).

Sakaq dje Buci ka dhënë mendimin e tij se kush do të jetë i eliminuari i radhës. Sipas tij, Linda është e sigurt që do të largohet spektaklin e të premtes.