Tue, Nov 25, 2025

“Tjetër” nga Yll Limani do të jetë fiksimi i të gjithëve nga sot!

“Tjetër” nga Yll Limani do të jetë fiksimi i të gjithëve nga sot!
  • PublishedDecember 21, 2023

Yll Limani, një ndër emrat më të shquar të skenës muzikore, ka lançuar albumin e tij të ri me titull “Tjetër”.

Ky projekt muzikor vjen si fryt i një pune të gjatë dhe me shumë përkushtim, duke premtuar të jetë një nga albumet më të rëndësishëm të vitit.

Albumi “Tjetër” sjell një koleksion prej 12 këngëshe.

-Ndjenjë
-Tuat
-Mos Prit
-Sonte
-Mos harro
-Kqyrëm tu shku
-Gjuje
-Injoro
-Kanë me tu kujtu
-Borxhi
-Eja
-Nuk po ec

Përveç melodive tërheqëse që karakterizojnë stilin e tij, albumin e karakterizojnë baladat e fuqishme dhe tekstet që prekin thellë në shpirtin e dëgjuesit.

“Tjetër” vjen si një projekt artistik ku Yll Limani pikturon me fjalë dhe nota muzikore emocionet dhe përvojat që ai dëshiron të ndajë me dëgjuesit e muzikës së tij.