Tue, Nov 25, 2025

FOTO/ Dalin pamjet, vjen njoftimi i policisë, qendra tregtare në “kthetrat” e zjarrit

FOTO/ Dalin pamjet, vjen njoftimi i policisë, qendra tregtare në “kthetrat” e zjarrit
  • PublishedDecember 25, 2023

Një qendër tregtare në qytetin e Lushnjës është përfshirë nga flakët këtë të hënë. Mësohet se zjarri është pikasur rreth orës 14:40.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbështetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Merr flakë qendra tregtare në Lushnje

AlbaniaWeb.net