Tue, Nov 25, 2025

Aksident në Fier, autoboti përplaset me mjetin bujqësor, një i plagosur

Aksident në Fier, autoboti përplaset me mjetin bujqësor, një i plagosur
  • PublishedDecember 26, 2023

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël.

Policia bën me dije se një automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues 36-vjeçarin me inicialet A. G., është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtuesin me inicialet D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

AlbaniaWeb.net