Mon, Nov 24, 2025

Doli disa ditë para nga burgu, rifutet sërish se vodhi bateritë e makinave

Doli disa ditë para nga burgu, rifutet sërish se vodhi bateritë e makinave
  • PublishedDecember 29, 2023

Një 30-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi ka vjedhur bateritë e 2 automjeteve vetëm pak ditë pasi kishte përfunduar dënimin e tij për të njëjtën vepër penale.
Shtetasi me iniciale E.SH. dyshohet se ka vjedhur baterinë e një automjeti në lagjen nr.5 dhe një tjetre në lagjen 16/1.

Njoftimi i Policisë:

Vodhi bateritë e 2 automjeteve pasi kreu dënimin me burgim për të njëjtën vepër penale, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin:

Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari:

-më datë 04.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 5;

-më datë 23.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 16/1.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

AlbaniaWeb.net