Tue, Nov 25, 2025

Kthjellime e vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime e vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
  • PublishedDecember 30, 2023

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do të ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era do të jetë me drejtim veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët, i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 10°C

në zonat e ulëta 2 deri 16 °C

në zonat bregdetare 4 deri 16 °C.

AlbaniaWeb.net