Fri, Jun 26, 2026

‘Na kanë rrahur…’/ Buci, Edona dhe Santiana flasin për fëmijërinë e tyre

‘Na kanë rrahur…’/ Buci, Edona dhe Santiana flasin për fëmijërinë e tyre
  • PublishedJanuary 1, 2024

Festat e fundvitit sollën harmoni mes banorërve të ‘Big Brother Vip Kosova 2’. Pas festës tw organizuar në shtëpi, Buci, Edona dhe Santiana kanë folur në dhomën e gjumit, për fëmijërinë e tyre, duke treguar se si janë rrahur nga familjarët e tyre kur kanë qenë të vegjël.

“A ke hangër ndonjëherë rreh me thupër, unë po, kur kam qenë e vogël”, ka thënë Edona.

“Rreh me thupër, me rryp”, është shprehur Santiana.

“Fort të digjke. Mua ma bëjke zgjidhe thuprën vet”, ka thënë Buci, duke ngjallur kështu të qeshura.