Tue, Aug 26, 2025

Cila do të jetë moderatorja e Fan Club të “Big Brother VIP 3”?

  • PublishedJanuary 2, 2024

Edhe këtë vit do të trasmetohet programi “BBV Fan Club”, që fillimisht është moderuar nga Dojna Mema e më pas nga Megi Pojani.

Mirëpo këtë vit duket se prezantuesja do të ndërrohet sërish dhe do t’i besohet një tjetër moderatoreje.

Burime për “Kryefjala” kanë bërë me dije se miqtë e ngushtë të Enxhi Nasufit kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht ajo moderatore e Fan Club.

Aktualisht ajo është pjesë e programit “Wake Up” ndërsa pak ditë më parë u shpall edhe fituese e “Dancing With The Stars”.