Mon, Nov 24, 2025

Mos ndoshta, Sarah na tregoi padashje se Ditea do të jetë banore në ‘BBV’?

Mos ndoshta, Sarah na tregoi padashje se Ditea do të jetë banore në ‘BBV’?
  • PublishedJanuary 5, 2024

Blogerja, Sarah Hoxha është një nga personazhet më të ëmbël të ‘showbiz-it’ e cila numëron mbi 300 mijë ndjekës në Instagram. Sarah është mësuar tashmë që një pjesë të jetës e përditshmërisë se saj ta ndajë me ndjekësit për të cilët sot ka shuar një kuriozitet, por këtë herë jo për të por për motrën e saj Ditean, që me gjasë të gjithë e njihni.  Duke qenë se pak kohë na ndajnë nga nisja e formatit të famshëm ‘Big Brother Vip 3’, Sarës i është bërë një pyetje shumë interesante në Instastory.

“A do të jetë Ditea në BBV?”, është pyetja drejtuar Sarah, e cila ka kthyer përgjigje duke postuar një foto të saj së bashku me motrën dhe krahas shkruan:

“Aaa këtë vërtetë që s’e di”, tha ajo, duke i lënë vend dyshimeve se Ditea mund të jetë një nga personazhet e shumëpërfolur që do të marrë pjesë si banore në këtë edicion të ‘Big Brother Vip 3’.