Fri, Sep 12, 2025

Bullizimi ndaj 41-vjeçares, Arbana kërkesë publike kryeministrit Rama

  • PublishedJanuary 5, 2024

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, pasi një 41-vjeçare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur më 2 janar. 41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social TikTok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte.

I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi publik. Moderatorja Arbana Osmani i ka bërë thirrje Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok. Përdoruesit e internetit, Osmani i konsideron “vrasës” të kohëve moderne.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Bullizimi ndaj 41-vjeçares, Arbana Osmani ka një kërkesë

Kjo ngjarje e rëndë është paralajmëruar para 1 viti dhe mund të evitohej, nëse policia do të kishte bërë punën e saj. Bashkëshorti ka treguar se Bedrie Loka ishte tepër e shqetësuar për profilin që i kishin hapur, ku e fyenin dhe ofendonin. Ai dyshon se se ka qenë kushërira e së ndjerës e cila ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok. Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje por fotot nuk i ka hequr. Sakaq, nesër në shenjë solidarizimi në Tiranë është thirrur një protestë për ngjarjen e rëndë që ka tronditur qytetin e Durrësit dhe jo vetëm.