Sat, Sep 13, 2025

Vetëvrasja e 41 vjeçares, Balla: Të parandalohet e dhuna ndaj vajzave e grave

  • PublishedJanuary 5, 2024

Për rastin e vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se duhet bërë gjithçka që të eliminohet dhuna ndaj vajzave e grave qoftë edhe online.

“Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!  AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE”- përfundon reagimi i Ballës.

AlbaniaWeb.net