Thu, Sep 11, 2025

Ja kush u largua sonte nga shtëpia e “BBVK”

  • PublishedJanuary 5, 2024

Alby la sonte shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Të tjerët që i shpëtuan eliminimit dhe vazhduan garën janë: Alba, Blerando, Santiana dhe Linda.

Alby ka qenë njëra nga banoret e shtëpisë që u komentua dhe u gjykua shumë për të kaluarën e saj.

Por, megjithatë ajo gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, mori shumë komente pozitive për karakterin e saj të fortë dhe për sinqeritetin e saj.

Ajo gjithashtu ka treguar edhe historinë e saj të vështirë të divorcit të pindërve dhe lindjen e vajzes pa përkrahjen e askujt.

Alby i dha shtëpisë shumë emocione me rrëfimet që ndau me publikun dhe banorët.