Wed, Aug 20, 2025

Liverpool triumfon ndaj Arsenal në FA Cup, fati dhe Dias vendosin sfidën

  • PublishedJanuary 7, 2024

Arsenal pësoj një disfatë ditën e sotme ndaj Liverpool dhe sheh veten jashtë FA Cup që në raundin e 1/32-tave.

Në “Emirates” të Londrës, skuadra e Artetas u mund në shtëpi 0-2 në një sfidë e cila dhuroi shumë emocione, aksione dhe gola.

Rasti i parë serioz i ndeshjes i takon minutës së 12-të, kur Odeggard nga brenda zonës, gjeti vetëm traversën.

Në të 44-tën, Alexander-Arnold u shfaq protagonist, por goditja e tij me të djathtën u ndal nga traversa dhe pjesa e parë pa vetëm një barazim të bardhë.

Në minutën e 50-të, londinezët provuan të gjenin golin me anë të Bukayo Saka, gjuajtja e sulmuesit anglez u bllokua nga mbrojtja.

Do të ishte radha e “Luis Diaz” të ngrinte gjakun e tifozëve por Ramsdale i mohoi kolumbianit një gol të sigurt.

Duhej minuta e 80-të që Kiwior të ishte i pafat te “Topçinjtë” duke dërguar sferën në rrjetën e tij.

Pas këtij rasti Arsenali kërkoi barazimin, por harroi të mbronte dhe u ndëshkua me golin e dytë nga Diaz në 90+5′. Kolumbiani përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes dhe me të djathtë tundi rrjetën.

Një eleminim i cili i qëndron pak ngushtë Artetës dhe “Topçinjëve” pasi përveç rënies që pësuan në javët e fundit në Premier League, shohin veten dhe jashtë Carabao Cap dhe FA Cap.

 

AlbaniaWeb.net