Tue, Aug 19, 2025

“Kërcet” arma tek Poliklinika në Vlorë, vritet një person

  • PublishedJanuary 7, 2024

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës janë raportuar të shtëna me armë zjarri ku ka mbetur i vrarë një person.

Deri më tani dyshohet se viktima është një i ri i moshës rreth 23-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur afër poliklinikës së qytetit të Vlorës disa minuta më parë, ndërsa rrethanat e sakta nuk dihen ende.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie që caktuar perimetrin e sigurisë dhe po punojnë për kapjen e autorit i cili dyshohet se është larguar nga vendngjarja në këmbë.

 

AlbaniaWeb.net