Mon, Nov 24, 2025

Rrethuar nga forcat speciale! “Buzëderri” me pranga në duar shkon për të varrosur djalin

Rrethuar nga forcat speciale! “Buzëderri” me pranga në duar shkon për të varrosur djalin
  • PublishedJanuary 9, 2024

Mesditën e sotme Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzëderri” i është dhënë leje nga drejtoria e Burgjeve për të shkuar për të varrosur djalin në Vlorë, të cilin e vranë një natë më parë në ballkonin e shtëpisë duke pirë cigare. Gëzim Sinomati u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit me snajper.

Sokol Sinomati është i dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë. Sokol Sinomati njihet si pjesë e bandës së “Gaxhait”.

AlbaniaWeb.net