Wed, Nov 26, 2025

VIDEO-Momenti kur partneri hedh trupin e gruas shtatzënë shqiptare

  • PublishedJanuary 10, 2024

Faktet e reja që kanë dalë në dritë për rastin e femicidit në Selanik ku u vra një grua shtatzënë shqiptare nga partneri janë tronditëse.

Partneri i 41-vjeçares që dyshohet për vrasjen e saj këmbëngul në pafajësinë e tij, sipas mediave greke.

Megjithatë, gjithçka tregon se ishte ai që së bashku me një bashkëpunëtor i morën jetën. Mediat greke kanë nxjerrë pamjet e momentit kur partneri dhe shoku i tij nxjerrin trupin nga shtëpia dhe e çojnë në një zonë pyjore duke e groposur.

Në pamje shihen dy autorët e dyshuar duke mbajtur në sënduk trupin e pajetë të 41-vjeçares pas vrasjes brutale. Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, në orën 22:00 të natës së ndërrimit të viteve, gruaja la punën dhe shkoi me partnerin në shtëpinë e tij.

Duke hyrë në banesë, ajo u sulmua nga 34-vjeçari, i cili ishte marrë vesh me partnerin e saj dhe po vepronte sipas planit që të dy kishin hartuar. Më pas ajo u dërgua në dhomën e gjumit, ku u godit me thikë në qafë duke i marrë jetën.

https://www.youtube.com/watch?v=uwz7kCZrz4w

 

Flet partneri i 41-vjeçares së vrarë në Greqi: E ka vrarë shoku im, unë nuk dija gjë

AlbaniaWeb.net