Pjesë e skuadrës prej 10 vitesh, historia e dashurisë vazhdon, lojtari rinovon në Bundesligë

Të reja të rëndësishme tek Leipzig, teksa klubi njoftoi rinovimin e kontratës së Lukas Klostermann deri në vitin 2028. Mbrojtësi, i cili kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes, po luan vitin e dhjetë me Leipzig. Deri më tani, ai numëron 278 paraqitje zyrtare dhe te skuadra e Bundesligës janë shumë të kënaqur me përformancat e tij.
“Jam shumë i lumtur që ky rrugëtim vazhdon së bashku. Kam qenë në këtë klub për dhjetë vjet dhe kam parë cilësi të madhe. Para nënshkrimit kam menduar për një rrugë të re të mundshme, por edhe një herë kuptova se e ardhmja ime mund të lidhet vetëm me këtë klub” – Tha Lukas Klostermann.
I lindur në Gevelsberg, futbollisti ka kontribuar edhe për Kombëtaren e Gjermanisë në 22 ndeshje, ndërsa ka qenë pjesë edhe të skuadrave zinxhirë të “Panzerave”.
(J.S/)
