Mungoi në stërvitje, klubi francez nuk toleron mesfushorin serb

Rennes mbajti një qëndrim zyrtar, duke kritikuar sjelljen e Nemanja Matic, pasi mesfushori serb nuk u paraqit në stërvitje.
“Matic nuk është paraqitur në seancat e fundit stërvitore dhe kjo sjellje është e papranueshme sidomos kur vjen nga një lojtar me shumë eksperiencë dhe që për më tepër është nën kontratë deri në vitin 2025”, – shkruan klubi. Ky veprim i lojtarit konsiderohet si kapriço, pasi futbollisti dëshiron largimin nga skuadra.
Matiç, 35 vjeç, iu bashkua klubit të Ligue 1 në gusht të vitit të kaluar nga AS Roma, pasi kishte kaluar një sezon në klubin e Serie A, ndërsa më parë kishte veshur fanellat e Manchester United dhe Chelsea. Ai ka bërë 19 paraqitje për Rennes këtë sezon.
(J.S/)
