Deklaratat e banorëve që iu dogjën shtëpitë në Burrel: I kisha lënë tre fëmijët vetëm në shtëpi… Ku kanë kaluar natën?

Banorët e pesë banesave të djegura në Burrel shprehen se mbrëmë kanë rrezikuar jetën, por fatmirësisht arritën të dalin nga banesat.
Sipas tyre nuk mundën të nxjerrin asnjë orendi, për shkak të flakëvë.
“I pata lënë tre fëmijët vetëm tek shtëpia pasi vetë jam në punë, por fatmirësisht fëmijët, në momenti kur ka rënë zjarri nuk ndodheshin në shtëpi”, shprehet banorja Dallendyshe Skila.
Dava Zenelcanaj nëna e tre fëmijëve kërkon ndihmë nga instancat përkatëse pasi gjendja ekonomike është mjaft e vështirë pasi është e divorcuar.
Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit!
Aktualisht banorët e 5 banesave të djegura, natën e kanë kaluar tek të afërmit e tyre dhe se janë në pritje të një zgjidhje nga ana e bashkisë Mat.
Familjarët e shtëpive të djegura janë:
-Elton Pjetri, 5 anëtarë, tre prej tyre fëmijë
-Fatmir Bushati, 2 anëtarë
-Sokol Skilla, 5 anëtarë, tre prej tyre famijarë
-Dava Zenelcanaj, 4 anëtarë
-Isen Lika, 2 anëtarë
AlbaniaWeb,net
