Fri, Mar 20, 2026

Mesfushori për të ardhmen: Rinovimi nuk është temë diskutimi, jam i fokusuar te Bayern

Mesfushori për të ardhmen: Rinovimi nuk është temë diskutimi, jam i fokusuar te Bayern
  • PublishedJanuary 13, 2024

Joshua Kimmich pëlqehet nga emrat e mëdhenj anglezë dhe spanjollë, si dhe nga Paris Saint-Germain, me futbollistin që mund të largohet nga Bayern Munich në seksionet e ardhshme të transferimeve. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë të plotësohen kërkesat financiare të bavarezëve që duan të paktën 50 milionë paund për të lënë të lirë mesfushorin gjerman.

Një shumë e tillë konsiderohet e lartë, por kontrata që skadon më 30 qershor 2025 mund të ulë kërkesat e klubit.  Kjo është arsyeja pse shumë skuadra do të përpiqen të bëjnë një lëvizje në verë, për të “luftuar” kështu në distancë për shërbimet e Kimmich.

“Unë në fakt fokusohem vetëm te Bayern Munich. E ardhmja ime nuk ka qenë fare temë diskutimi këto ditë” – Tha Kimmich në një intervistë. Sipas mediave gjermane, negociatat për rinovimin e 28-vjeçarit nuk kanë nisur ende zyrtarisht.

“Mendoj se një ditë do të takohemi dhe klubi do të vijë tek unë. Do të diskutojmë gjithçka… dhe padyshim jo me ju. ”, tha Kimmich duke iu referuar thashethemeve të vazhdueshme. Lojtari ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon në Bundesligë, ku ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 3 herë.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net