Wed, Nov 26, 2025

I shtruar në spital, Bledi zbulon arsyen pse s’do të marrë pjesë në ‘BBVK’

I shtruar në spital, Bledi zbulon arsyen pse s’do të marrë pjesë në ‘BBVK’
  • PublishedJanuary 22, 2024

Javën e kaluar në “Big Brother VIP Kosova”, në vend të Bledit opinionist ishte Nderim Neziri.

Bledi Mane njoftoi se për shkak të një ndërhyrjeje mjekësore që kishte kryer, ai u detyrua të mungojë në spektaklin e javës së kalaur.

Ndërhyrja mjekësore, detajet e së cilës Bledi nuk i ka bërë të ditur, sipas një postimi ka qenë e domosdoshme.

Ndërkohë ditën e sotme ai ka postuar një foto i shtruar në spital duke lajmëruar që edhe mbrëmjen e sotme nuk mund të marrë pjesë në “BBVK”:

Të dashur miq, edhe sot do mungoj në ‘Prime’ të ‘Big Brother Vip Kosova’. Me porosi të mjekes e cila ndjek ecurinë time shëndetësore, nuk mundem të udhëtoj drejt Prishtinës. Më mirëkuptoni!