Thu, Nov 27, 2025

‘Lufto, mos ja përto askujt’/ 3 drone në ambientet e shtëpisë për Gabrielen

‘Lufto, mos ja përto askujt’/ 3 drone në ambientet e shtëpisë për Gabrielen
  • PublishedJanuary 23, 2024

Mbrëmjen e sotme rinis transmetimi live i ‘Prime4’ në ‘BBV3’. Gjatë kësaj nate do të ketë shumë ndodhi, hyrje të reja por dhe eleminime.

5 banorët e nominuar janë: Meri, Heidi, Gazi, Alfio dhe Gabriele. Sakaq për ktë të fundit dashamirësit e tij kanë përgatitur një surprizë ditën e sotme.

Jashtë ambienteve të shtëpisë, janë ngritur 3 drone posaçërisht për Gabrielen.

‘Lufto, mos ja përto askujt’, ‘Gabriele trego kush je’, ‘ Brooklyn është me Gabrielen’- janë kto tre mbishkrimet që pamë për secilin dron.

Ngritja e tyre u pa nga të gjithë banorët e shtëpisë, dhe u prit me shumë duartrokitje prej tyre.