Tue, Nov 25, 2025

E papritur në “BBV”, Meri Shehu puth në buzë Meritonin

E papritur në “BBV”, Meri Shehu puth në buzë Meritonin
  • PublishedJanuary 23, 2024

Mbrëmja e sotme në “BBV”, ka nisur me emocione të forta, pasi vetëm pak pas hapjes së spektaklit, Ledioni tha dy emrat e banorëve që i shpëtuan nominimit.

Dy banorët që i shpëtuan nominimit janë Heidi dhe Meri. Kjo e fundit pati premtuar që nëse do t’i shpëtonte nominimit do të puthte Meritonin.

Meri ishte banorja e dytë që shpëtoi nga nominimi dhe e mbajti premtimin. Ajo u puth në buzë me Meritonin.

Ndërkohë banorët që janë të rrezikuar për tu larguar sonte janë Alfio, Gazi dhe Gabriele.