Mon, Nov 24, 2025

Kapen në kamion 195 kg kanabis në afërsi të Korinthit, ishte ngarkuar në kufirin shqiptaro grek! Arrestohet shoferi

Kapen në kamion 195 kg kanabis në afërsi të Korinthit, ishte ngarkuar në kufirin shqiptaro grek! Arrestohet shoferi
  • PublishedJanuary 24, 2024

195 kg kanabis u sekuestruan gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës prej anti-drogës greke në afërsi të Korinthit.

Burime policore për korrespondentin e AlbaniaWeb.net, Artur Bibe thanë se lënda narkotike ishte ngarkuar në një fugon me targa greke në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë në prefekturën e Epirit.

Policia që kishte informacion për transportin e lëndës narkotike, e shoqëroi në distancë fugonin dhe në vendin e quajtur Qiato afër Korinthit, e ndaloi.

Drejtuesi grek i furgonit quhet Andonios Panajotopulos i datëlindjes 1957.

Ai rezulton i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata e Janinës me 8 vjet heqje lirie dhe 10.000 euro gjobë për trafik të lëndëve narkotike.

Fugoni me targë XZP 1586  që po transportohej droga rezulton i vjedhur në Athinë në 13 shtator tw 2023-shit në Athinë.

Policia thotë se Panajotopulos do të kryente transportin e lëndës narkotike kundrejt shumës prej 200 euro kilogrami, ndërsa do ta dorëzonte atë tek një shtetas shqiptar i identifikuar dhe i shpallur në kërkim.


AlbaniaWeb.net