Wed, Nov 26, 2025

Ja cilët janë dy banorët që i bashkohen shtëpisë së ‘BBVK’

Ja cilët janë dy banorët që i bashkohen shtëpisë së ‘BBVK’
  • PublishedJanuary 27, 2024

Mbrëmjen e së premtes rinisi transmetimi live i natës së ‘Prime-t’ në ‘BBVK’, ku gjatë kësaj nate u skualifikuan 3 konkurrentë të cilët humbën mundësinë për të fituar çmimin e madh.

Besart Zeneli dhe Miss Rose janë dy ish-banorë të këtij formati.

Dhe pak ditë na ndajnë nga finalja e këtij edicioni, sakaq dy ish-banorët e lartpërmendur do të hyjnë përsëri në ambientet e shtëpisë dhe do të qëndrojnë 24 orë së bashku me finalistët.

Rikujtojmë se ende në garë kanë mbetur 4 konkurrentë: Blerando, Shqipe, Lumbardhi dhe Edona.