Mon, May 11, 2026

Emri/ Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Emri/ Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Durrës
  • PublishedFebruary 2, 2024

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin:

Romarjo Banushi, 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.


AlbaniaWeb.net